Rama me Von der Leyen: Nisja e negociatave një sfidë, jemi të vendosur t’ia dalim

Kryeministri Edi Rama tha në një konferencë të përbashkët me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në kuadër të vizitës së saj në Tiranë se nisja e negociatave me BE është një sfidë të cilën Shqipëria do ta çojë deri në fund me vendosmëri. Ai falënderoi kryekomisioneren Von der Leyen pa mbështetjen e…

Lajme

23/10/2024 16:42

Kryeministri Edi Rama tha në një konferencë të përbashkët me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në kuadër të vizitës së saj në Tiranë se nisja e negociatave me BE është një sfidë të cilën Shqipëria do ta çojë deri në fund me vendosmëri.

Ai falënderoi kryekomisioneren Von der Leyen pa mbështetjen e së cilës siç theksoi, nuk do të kishte ardhur kjo ditë për Shqipërinë.

“Ne jemi shumë të vendosur t’ia dalim edhe në këtë sfidë të re. Tanimë bëhet fjalë për një sërë detyrash, me mijëra, detyra që duhet të përkthehen në ligje, akte nënligjore por dhe në prova të zbatimit. Është një vizitë e veçantë se sot pas konferencës do përshëndesim studentët e Kolegjit të Evropës në Tiranë. Jam këtu për të konfirmuar të gjitha ato që Shqipëria i ka demonstruar duke qëndruar krah për krah me BE, e linjëzuar 100 për qind me politikën e jashtme të BE. Dua ta mbyll me një falenderim të veçantë se pa vendosmërinë tuaj dhe mbështetjen e pakursyer të Komisionit Evropian kjo ditë nuk do kishte ardhur”, tha Rama./euronews.al/