19 vjeçarja raportohet se u dhunua në një villë në Novobërdë, Prokuroria nis hetimet

Të shpeshta janë rastet e raportimeve sa i përket sulmeve seksuale ndaj femrave, sidomos tek ato të mitura. E një rast i tillë ndodhi së fundi në rajonin e Gjilanit. Një 19 vjeçar raportohet të jetë dhunuar, madje nga një shok i saj. 19 vjeçarja theksohet të jetë keqpërdorur seksualisht nga shoku i saj në…

Lajme

21/10/2024 11:45

Të shpeshta janë rastet e raportimeve sa i përket sulmeve seksuale ndaj femrave, sidomos tek ato të mitura.

E një rast i tillë ndodhi së fundi në rajonin e Gjilanit.

Një 19 vjeçar raportohet të jetë dhunuar, madje nga një shok i saj.

19 vjeçarja theksohet të jetë keqpërdorur seksualisht nga shoku i saj në momentin kur ata bashkë si shoqëri kishin shkuar në një villë në fshatin “Novobërdë” në rajonin e Gjilanit.

Rasti në fjalë është konfirmuar për lajmi.net edhe nga Prokuroria Themelore në Gjilan.

“Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda ka autorizuar policinë që të ndërmarrin veprime hetimore, në mënyrë që të identifikohet/en kryesi/it e kësaj vepre penale”, thuhet në përgjigje.

Po ashtu u theksua se nga prokurori kujdestar rasti është kualifikuar si ‘’Dhunim’’ dhe me urdhër të prokurorit e dëmtuara është dërguar në ekzaminim gjinekologjik.

Gjithashtu është thënë se rasti është ende në procedurë hetimore.

E ky rast sipas hetimeve të para kishte ndodhur gjatë kohës ku në villë të pranishëm kishte edhe persona të tjerë.

E nga Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit unanimisht kanë thënë se rasti po hetohet pasi dyshohet se në të ka të përfshira edhe “gënjeshtra” nga individ të caktuar.

E sipas informacioneve nga ky rast thuhet se viktima bashkë me miqtë e saj kishin shkuar tek villa në gjendje të dehur, pasi fillimisht kishin qëndruar në një lokal në qytet.

E po ashtu në bazë të deklarimit të të viktimës i dyshuari përpos që e ka dhunuar, e dërgoi atë në Gjilan dhe e ka lënë në një rrugë.

Nga Policia e Kosovës në lidhje me këtë rast kanë deklaruar se dyshohet se ka ndodhur në një villë dhe se rasti është duke u hetuar.

Nga të njëjtët nuk është dhënë as edhe një detaj shtesë në lidhje me rastin, madje as nëse viktima është grua apo burrë.

“Novobërdë / 19.10.2024 – 22:00. Dyshohet se rasti ka ndodhur në një vilë. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në strehimore dhe rasti është duke u hetuar”./Lajmi.net/