Ambasadori gjerman promovon turizmin e Kosovës më mirë se secili zyrtar qeveritar, ja çfarë tregon këtë herë

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde prej disa kohësh ka vendosur që të bëhet në fakt ambasadori që tregon se çfarë ia vlen të vizitohet e të bëhet në Kosovë. Rohde vazhdimisht është duke i bërë publicitetin më të mirë të mundshëm maleve të Kosovës. Ai po viziton majat më të bukura të vendit, duke i promovuar…

Lajme

21/10/2024 11:03

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde prej disa kohësh ka vendosur që të bëhet në fakt ambasadori që tregon se çfarë ia vlen të vizitohet e të bëhet në Kosovë.

Rohde vazhdimisht është duke i bërë publicitetin më të mirë të mundshëm maleve të Kosovës.

Ai po viziton majat më të bukura të vendit, duke i promovuar ato më së miri.

Së fundi ai publikoi një video gjatë ecjes në majën e Rakovicës, afër Istogut.

Ai tha se ka rënë në përfundim se Kosova është një vend fantastik për ecje.

E padyshim se këtë të mirë që po i bën ambasadori turizmit në Kosovë, s’ia bën në fakt as edhe një ministër.

Postimi i plotë:

Në ecjen time të tretë, arrita në majën e Rovicës afër Istogut, duke shijuar udhëtimin me mbi 60 kolegë alpinistë. Një ditë e mrekullueshme e kaluar në natyrë me biseda të mrekullueshme dhe momente të përbashkëta! Bukuroshja e Kosovës vazhdon të impresionojë./Lajmi.net/