U lëndua me burgi derisa po punonte në shtëpinë e tij, Policia jep detajet rreth rastit

Mesditën e sotme një person në Shtime ka rënë viktimë e lëndimit me mjet të fortë shpues (burgi), ku si pasojë ka marrë lëndime në kokë. Ndihma e parë të njëjtit i është dhënë në Shtime, e pastaj është dërguar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar ne QKUK-Prishtinë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për…

Lajme

18/10/2024 16:21

Mesditën e sotme një person në Shtime ka rënë viktimë e lëndimit me mjet të fortë shpues (burgi), ku si pasojë ka marrë lëndime në kokë.

Ndihma e parë të njëjtit i është dhënë në Shtime, e pastaj është dërguar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar ne QKUK-Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veselaj, e ka konfirmuar rastin për lajmi.net.

“ Me datën 17.10.2024 rreth orës 11:00, policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informatë se në shtëpinë e shëndetit në Shtime një person kishte marre lëndime në kokë dhe pasi ka marrë ndihmën e parë në Shtime, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar ne QKUK-Prishtinë. Policia kishte mësuar se ai ishte vetëlënduar nga një mjet shpues( burgi) derisa ishte duke i ndarë (qarë) drunjtë në shtëpinë e tij.Për të gjitha këto veprime është njoftuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij është inicuar shënim zyrtar“, u shpreh ai në një përgjigje me shkrim për lajmi.net.