Vdes 34 vjeçari në Prizren, dje u godit nga rryma elektrike gjatë kohës sa po punonte në ndërtimtari
Ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm 34 vjeçari që u godit ditën e djeshme nga rryma elektrike në vendin e punës. Për lajmi.net, lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Viktima sipas Bytyqit është nga Seniku i Malishevës dhe kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal në Prizren. “Patrulla…
Lajme
Ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm 34 vjeçari që u godit ditën e djeshme nga rryma elektrike në vendin e punës.
Për lajmi.net, lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Viktima sipas Bytyqit është nga Seniku i Malishevës dhe kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal në Prizren.
“Patrulla policore ka shkuar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren”, tha ai.
Aty siç konfirmon ai, nga mjekët dhe dëshmitarët është informuar se viktima është në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Një person vdes në vendin e punës, dyshohet se si pasojë e kontaktit me rrymën. Me datën 12.10.2024, rreth orës 10:00 policia është informuar se një person mashkull (V.M. 34 vjeç, nga Seniku i Malishevës), kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal në Prizren, patrulla policore ka shkuar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, aty nga mjekët dhe dëshmitarët është informuar se viktima është në gjendje të rëndë shëndetësore. Dyshohet se viktima gjatë kohës që ishte duke punuar në ndërtimtari në fshatin Piranë, Prizren kishte rënë në kontakt me rrymën elektrike”, ka thënë Bytyqi./Lajmi.net