Vuçiqit i pengon prezenca e Osmanit në Samit: Këta të Evropës po e thërrasin gjithkund
Prezenca e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në ngjarjet ndërkombëtare, e ka acaruar edhe sot presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Këta të Europës e ftojnë çdo kund, është shprehur me zemërim, presidenti serb, Vuçiq, referuar pjesëmarrjes së presidentes Vjosa Osmani në Samitin e Dubrovnikut. ”Vjosa Osmani ishte e pranishme vitin e kaluar në Tiranë dhe pardje…
Lajme
Prezenca e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në ngjarjet ndërkombëtare, e ka acaruar edhe sot presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Këta të Europës e ftojnë çdo kund, është shprehur me zemërim, presidenti serb, Vuçiq, referuar pjesëmarrjes së presidentes Vjosa Osmani në Samitin e Dubrovnikut.
”Vjosa Osmani ishte e pranishme vitin e kaluar në Tiranë dhe pardje në Athinë, të gjithë nga Europa e bëjnë kështu kur ftojnë”, tha ai ndër tjera.
Presidenti serb, Vuçiq para të pranishmëve pavarësisht kërkesave, konfirmoi se Serbia nuk ka ndryshuar qëndrim për sanksionimin e Rusisë për agresionin në Ukrainë.