Kurti takon qytetarë e aktivistë nga Sanxhaku
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në një takim aktivistë e qytetarë nga Sanxhaku. Me këtë rast, aktivistja e çështjes kombëtare shqiptare në Sanxhak, Amina Nuraj foli për pozitën e shqiptarëve në Serbi e veçanërisht në Sanxhak, duke trajtuar sfidat, kërcënimet e shtypjen e përditshme të aparatit shtetëror serb ndaj tyre e që…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në një takim aktivistë e qytetarë nga Sanxhaku.
Me këtë rast, aktivistja e çështjes kombëtare shqiptare në Sanxhak, Amina Nuraj foli për pozitën e shqiptarëve në Serbi e veçanërisht në Sanxhak, duke trajtuar sfidat, kërcënimet e shtypjen e përditshme të aparatit shtetëror serb ndaj tyre e që shkel të drejtat e shqiptarëve.
Kryeministri Kurti shprehu mbështetjen e tij të plotë për shqiptarët e Sanxhakut, kauzat dhe përpjekjet e tyre në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe lirive të tyre.