Përmbytjet në Bosnje, populli i Kosovës grumbullon ndihma për zonat e prekura

Ka ditë që gjendja në Bosnje e Hercegovinë vazhdon të jetë alarmante. 21 persona kanë humbur jetën nga vërshimet që kanë vazhduar për disa ditë. E një bashkëndjenjë me popullatën atje po e kanë enkas komuniteti boshnjak në Kosovë. Pako ushqimore, rroba e higjiena po vazhdojnë të grumbullohen tek Qendra Kulturore Boshnjake në Prizren. E…

Lajme

08/10/2024 20:47

Ka ditë që gjendja në Bosnje e Hercegovinë vazhdon të jetë alarmante. 21 persona kanë humbur jetën nga vërshimet që kanë vazhduar për disa ditë.

E një bashkëndjenjë me popullatën atje po e kanë enkas komuniteti boshnjak në Kosovë.

Pako ushqimore, rroba e higjiena po vazhdojnë të grumbullohen tek Qendra Kulturore Boshnjake në Prizren.

E njëri nga ky komunitet, e ndjen veten në borxh.

“Kohën e luftës në Kosovë kam qëndruar në Bosnje. Më mirëpritën jo si banor Kosove por si vëlla i tyre. Më ndihmuan shumë. Tani me mundësitë e mia, dua të ua kthej atë të mirë. Qytezat tanimë janë total të shkatërruara nga vërshimet,” tha Bajrush Ferati, këshilltar i ministres, Emilia Rexhepi.

Ferati bën thirrje që sa më shumë persona t’i bashkohen kësaj iniciative.

“Është e mira e një njeriu nëse e shpreh të mirën e vet, e kthen me të mirë sikurse sot për ata në Bosnje. Çdo ndihmë e mirë është e vlefshme për ata që janë në nevojë sepse ai e kupton që nuk është i lënë anash, nuk është vetëm. Iniciativës e cila do vazhdojë edhe nesër,  i janë bashkuar edhe shqiptarë,” shtoi Ferati per rtvdukagjini.

Deri tani janë mbi 100 pako të grumbullura që priten të dorëzohen të dielën, në zonat e prekura nga përmbytjet.