Hamza: Po krijojmë platformë që rrit mirëqenien dhe punësimin e qytetarëve

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së,Bedri Hamza, ka njoftuar  për atmosferën e mrekullueshme në puntoritë që po i mbanë në vende të ndryshme me qëllimin që ta bëjnë një Kosovë më të mirë. Ai shprehet se po krijojnë platformë të përbashkët, që rrit mirëqenien dhe punësimin e qytetarëve, zhvillon ekonominë, avancon kujdesin shëndetësor dhe…

Lajme

05/10/2024 11:46

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së,Bedri Hamza, ka njoftuar  për atmosferën e mrekullueshme në puntoritë që po i mbanë në vende të ndryshme me qëllimin që ta bëjnë një Kosovë më të mirë.

Ai shprehet se po krijojnë platformë të përbashkët, që rrit mirëqenien dhe punësimin e qytetarëve, zhvillon ekonominë, avancon kujdesin shëndetësor dhe përmirëson shërbimet publike.

”Atmosferë e mrekullueshme në punëtoritë që po i mbajmë nëpër qytetet e Kosovës, ku pikëpamjet e ndryshme dominojnë, por qëllimi është gjithnjë i njëjtë për ta bërë Kosovën më të mirë”.

‘’Puna ekipore me qytetarë të profesioneve të ndryshme, përvoja dhe idetë e tyre të vlefshme, po e pasurojnë programin tim. Ne po krijojmë platformë të përbashkët, që rrit mirëqenien dhe punësimin e qytetarëve, zhvillon ekonominë, avancon kujdesin shëndetësor dhe përmirëson shërbimet publike’’-thekson Hamza/Lajmi.net/