Këto janë grupet militante të mbështetura nga Irani që luftojnë me Izraelin- Hezbollah grupi më i armatosur jo shtetëror në botë

Luftimet vdekjeprurëse në mes Izraelit dhe grupeve militante të mbështetura nga Irani janë shtuar në javët e fundit, ndërsa ushtria izraelite zgjeron luftën e saj me Hezbollahun në Liban. Së bashku me Hamasin, i cili sulmoi Izraelin më 7 tetor, Hezbollahu është pjesë e Boshtit të Rezistencë së Iranit, një aleancë e “milicive islamike” që…

Bota

02/10/2024 12:08

Luftimet vdekjeprurëse në mes Izraelit dhe grupeve militante të mbështetura nga Irani janë shtuar në javët e fundit, ndërsa ushtria izraelite zgjeron luftën e saj me Hezbollahun në Liban.

Së bashku me Hamasin, i cili sulmoi Izraelin më 7 tetor, Hezbollahu është pjesë e Boshtit të Rezistencë së Iranit, një aleancë e “milicive islamike” që përfshin: Irakun, Sirinë, Libanin, Gazën dhe Jemenin.

Përfaqësuesit i japin Iranit thellësi strategjike kundër armiqve të tij.

Në mbështetje të Hamasait dhe palestinezëve, Hezbollahu dhe Houthitë e Jemenit kanë nisur sulme të rregullta ndaj Izraelit gjatë vitit të kaluar.

Ata janë zotuar të vazhdojnë të luftojnë derisa të përfundojë lufta në Gaza, transmeton lajmi.net.

Por ja çfarë duhet të dini për grupet:

Hezbollah: Grupi libanez që besohet të jetë grupi jo shtetëror më i armatosur në botë. Grupi shiit doli nga pushtimi i Izraelit në Liban në vitin 1982.Izraeli pushtoi Libanin jugor për 22 vjet përpara se të dëbohej nga Hezbollahu. Në vitin 2006, Hezbollahu dhe Izareli luftuan një luftë për 34 ditë, e cila përfundoi pa asnjë fitues të qartë.

Houthis: Grupi shit, i përforcuar nga armët dhe teknologjia iraniane, që ka luftuar forcat e mbështetura nga Arabia Saudite për më shumë se një dekadë në luftën civile të Jemenit. Ndërsa Houthi nuk përbejnë aq shumë kërcënim për Izraelin se Hamasi dhe Hezbollahu. Ata kanë bërë kërdi gjatë vitit të kaluar në Detin e Kuq, ku kanë nisur sulmet ndaj anijeve tregtare që ata i konsideronin të lidhura me Izraelin dhe aleatët e tij, duke kërcënuar të mbyt tregtinë globale, raporton CNN, shkruan lajmi.net.

Hamas: Grupi u shfaq në vitin 1987 si një degë e vëllazërisë Myslimane, një grup islamik sunit nga Egjipti. Hamasi konsideron Izraelin një fuqi pushtuese dhe qëllimi i tij është të çlirojë territoret palestineze. Hamasi merr fonde, armë deh trajnime nga Irani.

Shtetet e Bashkuara e kanë cilësuar Hamasin, Houthis dhe Hezbollahun si organizata terroriste./Lajmi.net/