Kuvendi Komunal i Prishtinës thërret mbledhje të jashtëzakonshme për miratimin e buxhetit

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme për miratimin e buxhetit të Komunës së Prishtinës. Komuna e Prishtinës përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se mbledhja do të mbahet me datë 30.9.2024, dhe do të fillojë në orën 10:00. “Mbledhja do të mbahet në sallën e madhe të Kuvendit të Kryeqytetit. Rendi…

Lajme

29/09/2024 17:56

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme për miratimin e buxhetit të Komunës së Prishtinës.

Komuna e Prishtinës përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se mbledhja do të mbahet me datë 30.9.2024, dhe do të fillojë në orën 10:00.

Mbledhja do të mbahet në sallën e madhe të Kuvendit të Kryeqytetit. Rendi i ditës: Propozim-vendimi për miratimin e buxhetit të Komunës së Prishtinës për vitin 2025″, ka shkruar faqja e Komunës së Prishtinës. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë: