Gërvalla: Vëllezërit Bytyqi janë dëshmi e kontributit të mërgatës në lirinë e vendit

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz ka përkujtuar sot në New York vëllezërit Bytyqi të cilët kanë rënë 25 vite më parë. Ajo ka thënë se vëllezërit Bytyqi janë dëshmi e kontributit të mërgatës në lirinë e vendit, shkruan lajmi.net. “Bashkë me Kryeministrin Kurti, nderuam sakrificën e jashtëzakonshme të vëllezërve Agron,…

Lajme

29/09/2024 16:35

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz ka përkujtuar sot në New York vëllezërit Bytyqi të cilët kanë rënë 25 vite më parë.

Ajo ka thënë se vëllezërit Bytyqi janë dëshmi e kontributit të mërgatës në lirinë e vendit, shkruan lajmi.net.

Bashkë me Kryeministrin Kurti, nderuam sakrificën e jashtëzakonshme të vëllezërve Agron, Mehmet dhe Ylli Bytyqi, shtetas amerikanë dhe djem të Kosovës që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. 25 vite kanë kaluar por zbardhja e këtij krimi dhe dhënia e dënimit të merituar për përgjegjësit mbetet një plagë e hapur për Kosovën dhe Amerikën”, ka shkruar Gërvalla Schwarz. /Lajmi.net/ 

Postimi i saj i plotë: