Dita e Boshnjakëve, Balje: Një 20 vjeçar u rrah nga sigurimi, përfundoi në spital

Deputetja Duda Balje thotë se një 20-vjeçar nga fshati Gërnçar i Prizrenit u rrah mbrëmë në koncertin e mbajtur me rastin e Ditës së Boshnjakëve. “Në koncertin që u mbajt mbrëmë me rastin e Ditës së Boshnjakëve, një djalë 20 vjeçar nga fshati Gërnçari H.M u rrah vetëm pse donte t’u bashkohej të tjerëve që po…

Lajme

29/09/2024 16:11

Deputetja Duda Balje thotë se një 20-vjeçar nga fshati Gërnçar i Prizrenit u rrah mbrëmë në koncertin e mbajtur me rastin e Ditës së Boshnjakëve.

“Në koncertin që u mbajt mbrëmë me rastin e Ditës së Boshnjakëve, një djalë 20 vjeçar nga fshati Gërnçari H.M u rrah vetëm pse donte t’u bashkohej të tjerëve që po luanin në podium”, shkroi Balje.

“Ai është sulmuar fizikisht nga një person i kompanisë që ishte përgjegjëse për sigurinë. Në ditën që festuam, u shkelën të drejtat elementare që duhet t’i kishte çdo njeri”, shkroi ajo, duke publikuar një video.

Balje u ka bërë thirrje organeve kompetente që “të merren seriozisht me këtë rast dhe t’i ndëshkojnë autorët në mënyrë që i riu që përfundoi në spital për shkak të lëndimeve të marra dhe familjarët e tij të ndihen më të sigurt dhe raste të tilla të mos përsëriten më”.

“Askush nuk duhet t’i japë vetes të drejtën për diçka të tillë, si e justifikoni dhunën fizike të disa personave ndaj një të riu???”, shkroi Balje.