Haradinaj tregon katër shtyllat kryesore të programit zgjedhor

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në kuadër të prezantimit të programit qeverisës 2025-2029, ka thënë se ky program është rezultat i shumë tryezave dhe konsultimeve me partnerët e koalicionit. Haradinaj ka thënë se programi qeverisës 2025-2029, bazohet në katër shtylla. Anëtarësimi urgjent i Kosovës në NATO; Zhvillimi i hovshëm Ekonomik; Përmbyllja…

Lajme

29/09/2024 15:00

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në kuadër të prezantimit të programit qeverisës 2025-2029, ka thënë se ky program është rezultat i shumë tryezave dhe konsultimeve me partnerët e koalicionit.

Haradinaj ka thënë se programi qeverisës 2025-2029, bazohet në katër shtylla.

  1. Anëtarësimi urgjent i Kosovës në NATO;
  2. Zhvillimi i hovshëm Ekonomik;
  3. Përmbyllja e Dialogut me Serbinë me njohje reciproke dhe integrim në BE;
  4. Kosova shtet i jetueshëm e jo i braktisur”, ka thënë Haradinaj.

“Vizioni ynë i shprehur në këtë Program për ta pasur një Kosovë Ndryshe, një Kosovë më të plotë, më sovrane, më të fortë, më demokratike e më të zhvilluar qëndron mbi katër shtylla”, u shpreh Haradinaj.