IKShPK-ja me ushtrim për gatishmërinë në emergjenca të shëndetit publik

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), në bashkëpunim me ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet e tjera, mbështetur nga Zyra e OBSh-së, ka mbajtur ushtrimin multisektorial SimEX lidhur me gatishmërinë në emergjenca të shëndetit publik. Sipas njoftimit të lëshuar nga IKSHPK-ja thuhet se qëllimi i këtij ushtrimi ka qenë testimit të Planit të veprimit…

Lajme

29/09/2024 13:43

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), në bashkëpunim me ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet e tjera, mbështetur nga Zyra e OBSh-së, ka mbajtur ushtrimin multisektorial SimEX lidhur me gatishmërinë në emergjenca të shëndetit publik.

Sipas njoftimit të lëshuar nga IKSHPK-ja thuhet se qëllimi i këtij ushtrimi ka qenë testimit të Planit të veprimit për parandalimin, gatishmërinë, reagimin dhe rimëkëmbjen për pandemitë me patogenë respiratorë (2024-2026), i cili është hartuar në dhjetor 2023 dhe është aprovuar nga MSh në korrik 2024.

Ndryshe ky plan është hartuar mbi bazën e mësimeve të nxjerra nga pandemia COVID-19 dhe vlerësimeve të bëra si: Rishikimi i brendshëm e veprimit për COVID-19 (IAR) dhe Vlerësimit të jashtëm të përbashkët.

“Qëllimi i ushtrimit SimEX (në tavolinë) ishte që të bëhet testimi dhe vlerësimi i mekanizmave të koordinimit dhe komunikimit multisektorial në kuadër të planit të gatishmërisë; Përforcimi dhe qartësimi i roleve dhe përgjegjësive ndërmjet subjekteve të shumta dhe palëve të interesit brenda planit; Identifikimi i mundësive për përmirësime në mekanizmat e reagimit ndaj patogjenëve respiratorë; Vlerësimi i kapaciteteve të komunikimit të rrezikut dhe angazhimit të komunitetit RCCE (përfshirë menaxhimin e informacionit) të planit dhe; Vlerësimi i nxitësve për përshkallëzimin dhe de-përshkallëzimin gjatë fazave operacionale të planit”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/