Haradinaj kujton kur para 6 vitesh Sekretari Amerikan i Mbrojtjes i tha “Po” për krijimin e ushtrisë

Haradinaj kujtoi sot kur të njëjtën ditë, 6 vite më parë, në njërin nga takimet më të rëndësishme të karrierës së tij politike siç ai e quan, Sekretari Amerika i Mbrojtjes, James Mattis, i tha “PO” krijimit të ushtrisë në Kosovë. Ai përmes një postimi tha se arritjet e Kosovës si shtet janë fryt i…

Lajme

28/09/2024 16:37

Haradinaj kujtoi sot kur të njëjtën ditë, 6 vite më parë, në njërin nga takimet më të rëndësishme të karrierës së tij politike siç ai e quan, Sekretari Amerika i Mbrojtjes, James Mattis, i tha “PO” krijimit të ushtrisë në Kosovë.

Ai përmes një postimi tha se arritjet e Kosovës si shtet janë fryt i ndërtimit të raporteve të ngushta me miqtë perëndimore, duke theksuar SHBA-të.

“Arritjet tona si shtet janë fryt i ndërtimit të raporteve të ngushta e të sinqerta me miqtë tanë perëndimorë, në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleatin tonë më të madh. Sot, bëhen 6 vjet nga një ndër takimet më të rëndësishme të karrierës sime politike, takimi me Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes, James Mattis. Në këtë takim, Sekretari Mattis, i tha PO insistimit tim për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, një hap kyç drejt forcimit të sovranitetit dhe sigurisë së shtetit tonë.Mirënjohje ndaj ShBA dhe Sekretarit Mattis për mbështetjen e pakursyer!”, shkroi ai në statusin e tij në Facebook./Lajmi.net