Hoti: Në qeverinë e ardhshme, Kosova do të nisë të zbatojë marrëveshjen e Washingtonit

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se në qeverinë e ardhshme, Kosova do të nisë të zbatojë marrëveshjen e Washingtonit. Hoti që ishte nënshkrues i Marrëveshjes së Washingtonit, tha se krejt kjo do të bëhet  për të nisur investimet në energjetikë, autostrada e hekurudha. “Në qeverinë e…

Lajme

27/09/2024 21:11

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se në qeverinë e ardhshme, Kosova do të nisë të zbatojë marrëveshjen e Washingtonit.

Hoti që ishte nënshkrues i Marrëveshjes së Washingtonit, tha se krejt kjo do të bëhet  për të nisur investimet në energjetikë, autostrada e hekurudha.

“Në qeverinë e ardhshme, Kosova do të nis të zbatojë marrëveshjen e Washingtonit për të nisur investimet në energjetikë, autostrada e hekurudha.”, ka shkruar Hoti.

Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, u nënshkrua më 4 shtator të vitit 2020 në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentit të atëhershëm amerikan Donald Trump.

Dy versione të dokumenteve për palën e Kosovës dhe atë të Serbisë, i kanë nënshkruar kryeministri i atëhershëm i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti aktual i Serbisë Aleksandar Vuçiq.