Pacolli: Një përfaqësues i lartë i Kosovës i kishte kërkuar një presidenti të një shteti të mos flas me mua

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli po qëndron në New York të SHBA-ve ku po zhvillon takime me përfaqësues të shteteve të ndryshme. Ai përmes një postimi në Facebook, sot ka shkruar se një përfaqësues i lartë i Kosovës i ka kërkuar një presidenti të një shteti të mos flas me të, shkruan lajmi.net. “Arsyeja që…

Lajme

27/09/2024 18:06

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli po qëndron në New York të SHBA-ve ku po zhvillon takime me përfaqësues të shteteve të ndryshme.

Ai përmes një postimi në Facebook, sot ka shkruar se një përfaqësues i lartë i Kosovës i ka kërkuar një presidenti të një shteti të mos flas me të, shkruan lajmi.net.

“Arsyeja që më shtyu të shkruaj dhe të postoj këtë tekst është fakti se një përfaqësues i lartë i shtetit tonë, në një rast të caktuar, (duke kërkuar takim për vetën e vet kishte ra fjala për mua), i kishte thënë një Ministri të Punëve të Jashtme të një shteti tjetër që t’i përcjellë presidentit të tij porosinë, të mos flasë me zotin Pacolli, pasi ai nuk është i autorizuar të flasë për Kosovën. Si rezultat, unë realizova vizitën time dhe madje iu luta që të pranonin të bisedonin me perfaqesuesin e Kosovës në fjalë. Do të vijë momenti kur unë do ta bëj këtë publike”, ka shkruar Pacolli.
Ai ka thënë se vizitën e tij në New York e ka realizuar me vetëm një bashkëpunëtor dhe me shpenzime vetanek. /Lajmi.net/ 
Postimi i tij i plotë në Facebook: