Nëse e shihni këtë person, lajmëroni menjëherë policinë

Policia e Kosovës- Drejtoria Rajonale në Gjilan në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve dhe mediave për të lokalizuar dhe arrestuar një person të dyshuar me emrin Adnan (Shkuri) Cani. Ai dyshohet për veprën penale “Rrëmbim”. I njëjti është 37 vjeçar me adres banimi në fshatin Llashticë të komunës së…

Lajme

27/09/2024 16:18

Policia e Kosovës- Drejtoria Rajonale në Gjilan në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve dhe mediave për të lokalizuar dhe arrestuar një person të dyshuar me emrin Adnan (Shkuri) Cani.

Ai dyshohet për veprën penale “Rrëmbim”.

I njëjti është 37 vjeçar me adres banimi në fshatin Llashticë të komunës së Gjilanit.

Kushdo që ka informacion rreth vendndodhjes së tij, është i lutur të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor, ose të përdorë aplikacionin digjital “Lajmëro Policinë”./Lajmi.net