Aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Ferizaj, lëndohen pesë persona

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në dalje të Prishtinës. Si shkak i këtij aksidenti në mes dy automjeteve, të lënduar janë pesë persona. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar rastin derisa bëri të ditur se rreth orës 10:00 janë njoftuar se në rrugën…

Lajme

27/09/2024 12:16

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në dalje të Prishtinës.

Si shkak i këtij aksidenti në mes dy automjeteve, të lënduar janë pesë persona.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar rastin derisa bëri të ditur se rreth orës 10:00 janë njoftuar se në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ka ndodhur një aksident ku lëndime trupore kanë marrë pesë persona, transmeton lajmi.net.

“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë-Ferizaj,ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.Me rast po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti./Lajmi.net/