Kearns: Radojçiq dhe përgjegjësit e sulmit në Banjskë të përballen me drejtësinë

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka kujtuar njëvjetorin e vrasjes së Afrim Bunjakut nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit. Në një postim të saj të fundit në platformën sociale X në lidhje me rastin, ka kërkuar që Milan Radojçiq dhe përgjegjësit e tjerë të sulmit në veri të ballafaqohen me drejtësinë. Sipas saj drejtësia është…

Lajme

24/09/2024 14:29

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka kujtuar njëvjetorin e vrasjes së Afrim Bunjakut nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Në një postim të saj të fundit në platformën sociale X në lidhje me rastin, ka kërkuar që Milan Radojçiq dhe përgjegjësit e tjerë të sulmit në veri të ballafaqohen me drejtësinë.

Sipas saj drejtësia është e nevojshme për paqen dhe pajtimin në Ballkan.

“Një vit nga sulmi i Banjskës. Një vit nga vrasja e Afrim Bunjakut. Milan Radojçiq dhe përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë. Drejtësia është e nevojshme për pajtimin dhe paqen në Ballkan”, ka shkruar deputetja britanike./Lajmi.net