Sekuestrohen tri armë zjarri në Llapashticë të poshtme të Podujevës

Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacionit policor të Podujevës, dje në orët e pasdites kanë sekuestruar tri  armë zjarri  dhe municion, në fshatin Llapashticë e Poshtme. Operacioni policor është ndërmarrë në koordinim me prokurorin e shtetit dhe gjyqtarin e procedurës paraprake, pasi nga ana e hetuesve është identifikuar lokacioni dhe personi i…

Lajme

24/09/2024 10:30

Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacionit policor të Podujevës, dje në orët e pasdites kanë sekuestruar tri  armë zjarri  dhe municion, në fshatin Llapashticë e Poshtme.

Operacioni policor është ndërmarrë në koordinim me prokurorin e shtetit dhe gjyqtarin e procedurës paraprake, pasi nga ana e hetuesve është identifikuar lokacioni dhe personi i dyshuar, i cili kishte postuar në rrjete sociale fotografi me armë zjarri.

Aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme policore ndërkohë që ndaj personit të dyshuar E.M mashkull, i mitur është iniciuar rast për armëmbajtje pa leje dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 24 orë.