Përleshje mes tifozëve në Fushë Kosovë, lëndohen dy e arrestohen pesë persona

Pesë persona janë arrestuar për shkak të pjesëmarrjes në një përleshje që ka ndodhur sot ndërmjet tifozëve në stadiumin “Ekrem Grajçevci” në Fushë Kosovë. Incidenti ka ndodhur gjatë ndeshjes kampionale të futbollit ndërmjet Fushë Kosovës dhe Vushtrrisë. Zëdhënësja e policisë rajonale për Prishtinë, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se me këtë rast janë lënduar…

Lajme

21/09/2024 18:45

Pesë persona janë arrestuar për shkak të pjesëmarrjes në një përleshje që ka ndodhur sot ndërmjet tifozëve në stadiumin “Ekrem Grajçevci” në Fushë Kosovë.

Incidenti ka ndodhur gjatë ndeshjes kampionale të futbollit ndërmjet Fushë Kosovës dhe Vushtrrisë.

Zëdhënësja e policisë rajonale për Prishtinë, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se me këtë rast janë lënduar dy tifozë dhe janë arrestuar pesë persona.

“Sot rreth orës 15:00, në stadiumin “Ekrem Grajçevci” në Fushë Kosovë, gjatë një ndeshjeje futbolli, ka ndodhur një incident ku tifozët janë përleshur – gjuajtur mes vete me mjete të forta, me ç’rast janë lënduar 2 prej tyre. Pas vënies nën kontroll të situatës, policia në koordinim me prokurorin e shtetit kanë nisur një hetim për incidentin. Deri tani janë arrestuar pesë të dyshuar”, ka thënë ajo.