Sekuestrohen katër armë zjarri në Breznicë të Obiliqit, arrestohet i dyshuari

Pas marrjes së informatave në rrugë operative, Njësitet e Stacionit Policor të Obiliqit të mbështetur nga Njësiti për Reagim të Shpejtë, me autorizim të Prokurorit të Shtetit, në fshatin Breznicë të Obiliqit, kanë ushtruar kontroll në shtëpinë dhe objekteve përcjellëse (pronë e të dyshuarit), ku kanë gjetur  dhe sekuestruar: – një armë të gjatë M-48…

Lajme

19/09/2024 10:07

Pas marrjes së informatave në rrugë operative, Njësitet e Stacionit Policor të Obiliqit të mbështetur nga Njësiti për Reagim të Shpejtë, me autorizim të Prokurorit të Shtetit, në fshatin Breznicë të Obiliqit, kanë ushtruar kontroll në shtëpinë dhe objekteve përcjellëse (pronë e të dyshuarit), ku kanë gjetur  dhe sekuestruar:

– një armë të gjatë M-48
– dy armë ajrore
– një armë artizanale etj.

Personi i dyshuar E.K(mashkull), 61vjeç me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndaj tij janë kryer procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit, dhe është hapur rast për veprën:
– Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedimi paautorizuar i armëve.