Orav takohet me Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese: Sundimi i ligjit është thelbësor për rrugën e Kosovës drejt BE-së
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav është takuar sot me Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Gresa Caka-Nimani. Ai përmes një postimi në rrjetin social “X” ka njoftuar se me Caka-Nimanin kanë biseduar për rolin jetik të gjykatës në mbrojtjen e të drejtave dhe parimeve themelore. “Pati një diskutim tërheqës me Gresa Caka-Nimani, Kryetare…
Lajme
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav është takuar sot me Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Gresa Caka-Nimani.
Ai përmes një postimi në rrjetin social “X” ka njoftuar se me Caka-Nimanin kanë biseduar për rolin jetik të gjykatës në mbrojtjen e të drejtave dhe parimeve themelore.
“Pati një diskutim tërheqës me Gresa Caka-Nimani, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese, për rolin jetik të gjykatës në mbrojtjen e të drejtave dhe parimeve themelore. Duke theksuar rëndësinë e pavarësisë së saj, vura re se sundimi i ligjit është thelbësor për rrugën e Kosovës drejt BE-së”, ka shkruar Orav në “X”. /Lajmi.net/
Had an engaging discussion with Gresa Caka-Nimani, President of the Constitutional Court, about the court’s vital role in protecting fundamental rights & principles.
Emphasizing the importance of its independence, I noted that the rule of law is essential for Kosovo’s EU path. pic.twitter.com/jfIV6WBJtQ
— Aivo Orav (@AivoOrav) September 18, 2024