12 vjeçari që vdiq në Malishevë, drejtoresha e Arsimit: Ëndrrat e tij u ndalën në gjysmë

Një 12 vjeçar ka ndërruar jetë sot në Malishevë pasi aksidentalisht ka rënë në tualetin e shtëpisë së tij. Drejtoresha e Arsimit në komunën e Malishevës, Arbëreshë Krasniqi i ka shprehur ngushëllime familjes dhe të afërmve të tij. “I trishtë ishte lajmi për vdekjen e Bleartit, i cili na tronditi të gjithëve për ndarjen nga…

Lajme

18/09/2024 17:24

Një 12 vjeçar ka ndërruar jetë sot në Malishevë pasi aksidentalisht ka rënë në tualetin e shtëpisë së tij.

Drejtoresha e Arsimit në komunën e Malishevës, Arbëreshë Krasniqi i ka shprehur ngushëllime familjes dhe të afërmve të tij.

“I trishtë ishte lajmi për vdekjen e Bleartit, i cili na tronditi të gjithëve për ndarjen nga jeta në lulen e rinisë. Ne kishim nevojë për buzëqeshjen e tij në shkollë, shokët dhe shoqet e klasës së tij dhe bashkëmoshatarët e tij kishin ende nevojë për lojën e tij dhe ngrohtësinë e tij që ai çdo ditë dhuronte për shoqërinë e tij. Ne kishim nevojë që ëndrrat e Bleartit të vazhdonin të jetonin e ai të shtegtonte me buzëqeshjen e tij të ngrohtë drejt mësimeve të reja, drejt njohurive të reja së bashku me shoqërinë e tij. Por ja që ëndërrat e tij u ndalën në gjysmë edhe ai nuk do të jetë më në mesin tonë, të hapërojë drejt dyerve të ngrohta të shkollës e diturive të reja. Blearti do të na mungojë të gjithëve por ne nuk do ta harrojmë kurrë shëmbëlltyrën e tij prej nxënësi dhe çiltërsinë e tij dhe dashurinë e tij për shkollën”, ka shkruar Krasniqi. /Lajmi.net/ 
Postimi i plotë në Facebook: