Drejtoria e “Elena Gjikës” sqarohet për dokumentin “Prindi 1 – 2”: Ndajmë keqardhje për çdo shqetësim
ShFMU ”Elena Gjika” në Prishtinë në një dokument për nënshkrim të një marrëveshje kishte përdorur emërtimet ”Prind 1” dhe ”Prind 2”. Ndaj një dokumenti të tillë pati reagime të shumta nga prindërit e nxënësve dhe shoqëria civile, ku e kanë cilësuar si antiligjorë, shkruan lajmi.net. E lidhur me rastin është sqaruar drejtoria e kësaj shkolle,…
Lajme
ShFMU ”Elena Gjika” në Prishtinë në një dokument për nënshkrim të një marrëveshje kishte përdorur emërtimet ”Prind 1” dhe ”Prind 2”.
Ndaj një dokumenti të tillë pati reagime të shumta nga prindërit e nxënësve dhe shoqëria civile, ku e kanë cilësuar si antiligjorë, shkruan lajmi.net.
E lidhur me rastin është sqaruar drejtoria e kësaj shkolle, ku përmes një komunikate është thënë se dokumenti ka pasur të bëj me një marrëveshje e cila ka qenë me prindërit.
Për atë marrëveshje drejtoria thotë se është hartuar nga grupe punuese të shkollave gjatë vitit të 2023 dhe është në harmoni me praktikat evropiane për nënshkrim nga dy prindërit.
“Është vërejtur se disa prindër e kanë ndërlidhur me procese të tjera, për çka shkolla nuk ka pasur këtë qëllim. Për shkollën është e rëndësishme që dy prindërit të jenë pjesë e shkollimit dhe garantues i bashkëpunimit e ndarjes së përgjegjësisë në të mirë të fëmijëve”, thuhet në komunikatë.
Ndërkohë, është shprehur edhe keqardhje. “Ne ndajmë keqardhje për çdo shqetësim të mundshëm që kjo situatë mund të ketë shkaktuar”.
Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:
Njoftim për prindërit dhe komunitetin e shkollës
Të nderuar prindër,
Përmes kësaj shkrese, Ju njoftojmë se gjatë shpërndarjes së pakos me dokumente të unifikuara për shkolla, ka ngjallur reagim publik njëri nga dokumentet e përfshira “Marrëveshje e shkollës me prindërit.”
Kjo draft -marrëveshje është hartuar nga grupe punuese të shkollave gjatë vitit 2023 dhe është në harmoni me praktikat evropiane për nënshkrim nga dy prindërit.
Është vërejtur se disa prindër e kanë ndërlidhur me procese të tjera, për çka shkolla nuk ka pasur këtë qëllim.
Për shkollën është e rëndësishme që dy prindërit të jenë pjesë e shkollimit dhe garantues i bashkëpunimit e ndarjes së përgjegjësisë në të mirë të fëmijëve.
Ne ndajmë keqardhje për çdo shqetësim të mundshëm që kjo situatë mund të ketë shkaktuar.
Me respekt, Drejtoria e shkollës /Lajmi.net/