​Hezbollahu sulmon me raketa Izraelin

Hezbollahu lansoi sot dhjetëra raketa drejt Izraelit verior, duke shkaktuar aktivizimin e sirenave në disa vendbanime. Radioja e ushtrisë izraelite tha se sirenat u aktivizuan në shumë vendbanime veriore të Izraelit kur u zbuluan dhjetëra raketa duke u lansuar nga Libani drejt rajonit perëndimor të Galilesë. Megjithatë, raporti nuk specifikoi nëse disa nga këto raketa…

Bota

02/09/2024 20:06

Hezbollahu lansoi sot dhjetëra raketa drejt Izraelit verior, duke shkaktuar aktivizimin e sirenave në disa vendbanime.

Radioja e ushtrisë izraelite tha se sirenat u aktivizuan në shumë vendbanime veriore të Izraelit kur u zbuluan dhjetëra raketa duke u lansuar nga Libani drejt rajonit perëndimor të Galilesë.

Megjithatë, raporti nuk specifikoi nëse disa nga këto raketa goditën objektiva apo u kapën nga forcat izraelite, dhe as nuk përmendi viktima apo dëme materiale.

Gazeta Times of Israel, duke cituar një deklaratë të ushtrisë izraelite, tha se u lëshuan 30 raketa.

Grupi Hezbollah më herët tha se sulmuan me raketa Katyusha vendbanimet izraelite Ein Yaakoub, Ja’aton dhe Yehiam.

Tensionet janë rritur përgjatë kufirit të Libanit me Izraelin mes sulmeve ndërkufitare midis Hezbollahut dhe forcave izraelite. /AA