“PCOS”, gjinekologia flet për sëmundjen në rritje tek femrat e cila i ulë shanset për shtatzëni
“PCOS” apo Sindroma Policistike e Vezoreve është një nga sëmundjet që zhvillohet tek femrat e që mund të shkaktoj edhe infertilitet. Dr.Trina Nushi-Jahjaga, ka thënë për lajmi.net se kjo sëmundje quhet sindromë pasi kemi të bëjmë me një kompleks të çrregullimeve të qelizave vezë. Ajo ka thënë se kjo sëmundje sjell deri tek mungesa e…
Lajme
“PCOS” apo Sindroma Policistike e Vezoreve është një nga sëmundjet që zhvillohet tek femrat e që mund të shkaktoj edhe infertilitet.
Dr.Trina Nushi-Jahjaga, ka thënë për lajmi.net se kjo sëmundje quhet sindromë pasi kemi të bëjmë me një kompleks të çrregullimeve të qelizave vezë.
Ajo ka thënë se kjo sëmundje sjell deri tek mungesa e ovulacionit.
“Kjo sëmundje sjell deri tek mungesa e ovulacionit, do të thotë nuk vjen deri tek lirimi i qelizës vezë ku pasojnë mandej ndryshimet, qoftë me mungesë të ciklit menstrual. Ka paciente që ankohen se nuk ka pas cikël qe tre muaj por mund të vije edhe deri tek shtimi i peshës edhe pse pacientja ruhet nga ushqimi”, ka thënë Dr. Trina Nushi-Jahjaga.
Ajo ka thënë se kjo sindromë paraqitet që nga mosha e adoleshencës por me kalimin e viteve ajo vetëm fuqizohet dhe mund të ndikoj në infeltiritet apo mos të mund të mbesin shtatzënë.
Doktoresha ka treguar se kjo sëmundje nuk mund të shërohet në tërësi por me rregullimin e hormoneve dhe paraqitjes së ciklit menstrual, mund të vije deri tek një shtatzëni.
Video: