Shkolla në fshatin Lloshkobare të Ferizajit shfrytëzohet për shumëçka tjetër pos për të mbajtur mësim
Shkolla në fshatin Lloshkobare të Ferizajit konsiderohet si e tillë por nuk e luan rolin e zakonshëm të shkollës. Sipas banorëve të këtij fshati, që nga ndërtimi i saj 10 vite më parë aty nuk është mbajtur asnjë ditë mësimi por shfrytëzohet për të pame. Gazetarja e lajmi.net, Fjollë Hyseni ka parë nga afër këtë…
Lajme
Shkolla në fshatin Lloshkobare të Ferizajit konsiderohet si e tillë por nuk e luan rolin e zakonshëm të shkollës.
Sipas banorëve të këtij fshati, që nga ndërtimi i saj 10 vite më parë aty nuk është mbajtur asnjë ditë mësimi por shfrytëzohet për të pame.
Gazetarja e lajmi.net, Fjollë Hyseni ka parë nga afër këtë shkollë e cila nuk ka emër, është në gjendje të mjerueshme por “kryen punë” për të lidhur bagëtinë.
Kryetari i fshatit arsye pse kjo shkollë ka ardhur në këtë gjendje ka konsideruar mungesën e nxënësve.
“Shkolla është në atë gjendje se nuk ka nxënës, krejt problemi është të nxënësit”, ka thënë ai.
Ai gjithashtu ka treguar se Komuna e Ferizajit është e informuar se ky objekt po shfrytëzohet për të pame, por sipas tij nuk ka çka të bëj.
Gazetarja ka tentuar të kontaktoj edhe me zyrtar të Komunës së Ferizajit por nuk ka marrë përgjigje nga ata.
Numri i nxënësve është zvogëluar dukshëm në të gjitha fshatrat por që shkollat në fshatrat tjetra janë ende funksionale.
Video: