Pas Sveçlës, Krasniqit e Durmishit as Tomë Gashi s ‘mbetet keq- Afrohet pak te Ura e Ibrit e flet për “Fer Play”

Një prej diskutimeve më të shpeshta përgjatë këtyre ditëve në politike, por edhe tek qytetarët padyshim se është hapja për qarkullimin e automjeteve tek Ura e Ibrit në Mitrovicë. E si çdoherë për cdogjë me të cilën ka të bëjë pak Qeveria Kurti apo Lëvizja Vetëvendosje, pa u përzier aty nuk mbetet avokati Tomë Gashi.…

Lajme

08/08/2024 10:49

Një prej diskutimeve më të shpeshta përgjatë këtyre ditëve në politike, por edhe tek qytetarët padyshim se është hapja për qarkullimin e automjeteve tek Ura e Ibrit në Mitrovicë.

E si çdoherë për cdogjë me të cilën ka të bëjë pak Qeveria Kurti apo Lëvizja Vetëvendosje, pa u përzier aty nuk mbetet avokati Tomë Gashi.

Njësoj ka vepruar edhe sot.

Ai ka vizituar këtë vend, saktësisht urën e Ibrit duke folur se si kryeministri Albin Kurti me koordinim po e hap urën dhe po i mbyll institucionet e Serbisë.

Tomë Gashi njihet për deklaratat e tij shpesh herë “në mburrje” të Vetëvendosjes, gjë të cilën mundohet ta bëjë edhe tani për tek Ura e IBrit.

“Fer play. Me koordinim. Me Albinin u koordinuam. Uren pe hapim. Institucionet ilegale te Serbis po i mbyllim. Fer play”, ka shkruar ai./Lajmi.net/