Ndërtuesi i papërgjegjshëm dëmton rëndë rrugën në Prishtinë, rreth 100 banorë të ngujuar e dikush humbi edhe punën

Sektori i ndërtimtarisë në Kosovë është një ndër sektorët më të fuqishëm të ekonomisë së Kosovës. Kjo industri, çdo vit i sjellë Kosovës miliarda euro fitim. Që nga paslufta qytetet e Kosovës kanë ndryshuar pamje me ndërtimet e reja që kanë mbizotëruar. Por, shumicën e rasteve këto ndërtime janë bërë pa kritere, dhe shpesh herë…

Lajme

07/08/2024 12:45

Sektori i ndërtimtarisë në Kosovë është një ndër sektorët më të fuqishëm të ekonomisë së Kosovës.

Kjo industri, çdo vit i sjellë Kosovës miliarda euro fitim.

Që nga paslufta qytetet e Kosovës kanë ndryshuar pamje me ndërtimet e reja që kanë mbizotëruar.

Por, shumicën e rasteve këto ndërtime janë bërë pa kritere, dhe shpesh herë janë shkelur rregullat e ndërtimit.

Lagjja Prishtina e Re dhe Mati 1 në Prishtinë janë lagjet që kanë përjetuar ndërtimin më të madh, këto dy lagje të Prishtinës, që para 20 viteve kanë qenë vetëm fusha, janë shndërruar në qytete brenda qytetit të Prishtinës.

Parregullsitë gjatë ndërtimit të këtyre dy lagjeve, që tashmë janë lagjet më të mëdha të Prishtinës, kanë ndikuar që jeta e banorëve të vështirësohet nga infrastruktura e dobët, por edhe mos respektimit të rregullores së ndërtimit.

Pas denoncimit të qytetarëve, gazetarja e lajmi.net, Fjollë Hyseni, ka shkuar në lagjen Prishtina e Re për të parë një kompani ndërtuese, ku gjatë zhvillimit të punimeve ka shembur rrugën duke bllokuar rreth 100 banorë të kësaj lagjeje.

Qytetarët thonë se kanë kontaktuar me policinë dhe inspekcionin, por sipas tyre, ata janë shfaqur dhe ju kanë thënë se nuk kemi se çfarë të bëjmë.

Ata kanë tentuar edhe të kontaktojnë me komunën e Prishtinës, por nuk kishin qenë të qasshëm.

Gazetarja e lajmi.net, Fjollë Hyseni, ka tentuar të flasë me nënkryetarin e Prishtinës Alban Zogaj dhe inspekcionin në komunën e Prishtinës, por të dy nuk ishin prapë të qasshëm.

Një banor i zonës, mërgimtar tha se sot ka pasur të niset për në Gjermani, por shkaku i rrugës së shembur ai nuk kishte mundur të niset sot. Ai tutje shtoi se po i rrezikohet vendi i punës nga vonesa për të shkuar në shtëpinë e tij në mërgim. /Lajmi.net/