Njihuni me Ujëvarën e Korishës, atraksion turistik që rrallë herë keni dëgjuar
Kosova në Evropë është një ndër vendet më të vogla me sipërfaqe tokësore, duke numëruar 10,908 km2. Edhe pse e vogël, vendi ynë cilësohet me pasuri të mëdha natyrore, duke i përfshirë ato minerale, malore dhe tokën e mirë për bujqësi. Përpos kësaj, Kosova ka edhe shumë bukuri natyrore, që janë atraksion për turistët. Gazetarja…
Lajme
Kosova në Evropë është një ndër vendet më të vogla me sipërfaqe tokësore, duke numëruar 10,908 km2.
Edhe pse e vogël, vendi ynë cilësohet me pasuri të mëdha natyrore, duke i përfshirë ato minerale, malore dhe tokën e mirë për bujqësi.
Përpos kësaj, Kosova ka edhe shumë bukuri natyrore, që janë atraksion për turistët.
Gazetarja e lajmi.net, Fjollë Hyseni, ka shkuar në ujëvarën e Korishës, vend ky tërheqës për turistët.
Një kënd i lojërave për fëmijë, shëtitore e shumë gjëra tjera i plotësojnë kushtet për turizëm. Por ajo çfarë ra në sy ishin mbeturinat e hedhura në ujë, përreth lumit por edhe në tokë.
Hapësirat e gjelbëruara, po ashtu edhe pikat turistike në Kosovë, çdo ditë përballen me qytetarë të papërgjegjshëm që hedhin kohë pas kohe mbeturina. /Lajmi.net/