Vazhdojnë pritjet e mërgimtarëve në pikëkalime kufitare deri në 1 orë e 20 minuta

Pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosvë e kolonat vazhdojnë të jenë të pranishme akoma. Pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë nga pikëkalimi kufitar te Dheu i Bardhë janë deri në 1 orë e 20 minuta, teksa për të dalë ato zgjasin deri në 1 orë e 40 minuta.   Për të…

Lajme

03/08/2024 17:35

Pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosvë e kolonat vazhdojnë të jenë të pranishme akoma.

Pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë nga pikëkalimi kufitar te Dheu i Bardhë janë deri në 1 orë e 20 minuta, teksa për të dalë ato zgjasin deri në 1 orë e 40 minuta.

 

Për të hyrë në Kosovë, pritje prej 20 deri në 30 minuta ka edhe në Merdarë, ndërsa për të dalë jo më shumë se 15 minuta.

 

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritje deri në gjysmë ore ka edhe në pikëkalimin kufitar në Muçibabë, ndërsa a për të dalë nga kjo pikë kufitare pritjet janë deri në 1 orë.

 

?Ndërsa në Bërnjak, Jarinjë e në pikat tjera kufitare, pritjet për të dalë apo për të hyrë në Kosovë nuk janë më të mëdha se 15 minuta./Lajmi.net