Cozman thotë se ka refuzuar pesë herë ftesën për Big Brother
Reperi i njohur, Cozman, ka kohë që është distancuar nga mediat dhe intervistat. I ftuar së fundmi në “Pushime on Top”, ai ka folur për jetën dhe karrierën e tij profesionale. Artisti shqiptar është aluduar edhe për pjesëmarrjen në Big Brother VIP, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Këngëtari me këtë rast ka komentuar…
ShowBiz
Reperi i njohur, Cozman, ka kohë që është distancuar nga mediat dhe intervistat.
I ftuar së fundmi në “Pushime on Top”, ai ka folur për jetën dhe karrierën e tij profesionale.
Artisti shqiptar është aluduar edhe për pjesëmarrjen në Big Brother VIP, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.
Këngëtari me këtë rast ka komentuar lajmet e fundit që janë shkruar për të nëpër portale të ndryshme.
Mes të tjerave, për pyetjen nëse e ka konfirmuar pjesëmarrjen në edicionin e katërt të spektaklit, Cozman tha se ftesën e ka marrë më shumë se pesë herë, por e ka refuzuar.
38-vjeçari nga Kosova është i bindur që as këtë herë nuk do të marrë pjesë.
“5 oferta kam refuzuar. Big Brother Albania, Big Brother Kosova”, u shpreh Cozman. /Telegrafi