Kurti për vrasjen e tre vëllezërve Bytyqi: Epoka e mosndëshkimit të krimeve të tmerrshme nga Serbia duhet të marrë fund

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar vrasjen e tre vëllezërve Bytyqi nga forcat serbe. Ai përmes një postimi “X”, ka shkruar se trupat e tre vëllezërve të rinj shqiptarë kosovarë, të cilët ishin gjithashtu shtetas amerikanë, u gjetën në një varr masiv menjëherë pas luftës. Kurti ka thënë se Agroni, Mehmeti dhe Ylli u…

Lajme

08/07/2024 20:10

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar vrasjen e tre vëllezërve Bytyqi nga forcat serbe.

Ai përmes një postimi “X”, ka shkruar se trupat e tre vëllezërve të rinj shqiptarë kosovarë, të cilët ishin gjithashtu shtetas amerikanë, u gjetën në një varr masiv menjëherë pas luftës.

Kurti ka thënë se Agroni, Mehmeti dhe Ylli u vranë në paraburgimin e policisë serbe, me plumba në kokë, ndërsa duart e tyre ishin të lidhura

“Megjithatë askush nuk është mbajtur përgjegjës. Epoka e mosndëshkimit të krimeve të tmerrshme nga Serbia duhet të marrë fund”, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë: