Plagoset një person në Podujevë, të dyshuarit gjuajtën me AK-47
Një vrasje në tentativë është raportuar në fshatin Potok të Podujevës. Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës. Si pasojë, i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, transmeton lajmi.net. Në vendin e…
Lajme
Një vrasje në tentativë është raportuar në fshatin Potok të Podujevës.
Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës.
Si pasojë, i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, transmeton lajmi.net.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, nga ku kanë konfiskuar armën e zjarrit që është përdorur në rast AK-47 me një karikator dhe 9 fishekë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Lajmi.net/