Dugolli: Nuk e bëjmë Asociacionin pa e njoftë Serbia de facto Kosovën

Zëvendëskryetari i Komisionit Parlamentar për Siguri, Enver Dugolli tha se Kosova nuk do të pranojë të formojë Asociacionin pa reflektuar Serbia. “Pa e njoftë de facto Kosovën, pa heq dorë nga pengesat që i bën çdo ditë pra ishim dëshmitarë edhe në procesin e anëtarësimit në KE, pra nuk mund  të ndodhë është e pakuptimtë…

Lajme

25/06/2024 22:39

Zëvendëskryetari i Komisionit Parlamentar për Siguri, Enver Dugolli tha se Kosova nuk do të pranojë të formojë Asociacionin pa reflektuar Serbia.

“Pa e njoftë de facto Kosovën, pa heq dorë nga pengesat që i bën çdo ditë pra ishim dëshmitarë edhe në procesin e anëtarësimit në KE, pra nuk mund  të ndodhë është e pakuptimtë që ne të ecim njëanshëm të zbatojmë ato që kërkon BE apo thënë më shkurtë Serbia”, tha duke shtuar se Serbia përmes BE-së po kërkon zbatimin.


Dugolli: BE ka qasje të pabalancuar

Zëvendëskryetari i Komisionit Parlamentar për Siguri, Enver Dugolli në emsionin “Click” në RTV21 tha se Bashkimi Evropian nuk ka qasje të balancuar mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Dugolli mos gatishmëria e BE-së për ndeshkimin e Serbisë sjell situata si kjo që Stano thotë se BE nuk ka pranuar raport për Bajnskën nga Kosova.

‘BE ka qasje të pabalancuar sa i takon Serbisë, po te konstatonin dhe po ta merrnin si të mirëqenë raportin do duhej të merrnin masa ndaj Serbisë. Dhe mos gatishmeria e BE-së për të marrë masa ndaj Serbisë e prodhon një situatë të tillë që Stano thotë se kemi një raport, Kurti është i gatshëm me dërgu edhe me fakte shtesë raporotin qysh nesër”, tha Dugolli


”Asociacioni tendencë për ta destabilizuar Kosovën”, Dugolli: Patjetër, Kosovës iu është kërkuar shumë më shumë

Zëvendëskryetari i Komisionit Parlamentar për Siguri, Enver Dugolli në emsionin “Click” në RTV21 i pyetur se a e sheh Asociacionin si tendencë për ta destabilizuar Kosovën tha ”Patjetër patjetër, nuk mund të ecet një anshëm gjatë procesit Kosovës iu është kërkuar shumë më shumë”.


Dugolli për takimin në Bruksel: Kurti nuk pranon asgjë që është e dëmshme për Kosovën

Zëvendëskryetari i Komisionit Parlamentar për Siguri, Enver Dugolli në emsionin “Click” në RTV21 tha se nesër Kryeministri i Kosovës në takimin në Bruksel nuk pranon asgjë që është në dëm të Kosovës.

”Asgjë që është në dëm të Kosovës. Tentimi qasja që të nxirret dicka nga marrëveshja bazë është e dëmshme për Kosovën”, tha Dugolli.


Dugolli: Ne nuk e zgjedhim ndërmjetësin as përfaqësuesin special

Zëvendëskryetari i Komisionit Parlamentar për Siguri, Enver Dugolli në emsionin “Click” në RTV21 tha se qasja procesit të dialogut mes Kosovës dhe serbisë nuk ka qenë e balancuar.

Dugolli ndër tjera shtoi se Kosova është në krye të detyrës për interesat e vetë dhe se ndërmejtsuesin dhe përfaqsuesin special i zgjedh BE.

”Ne nuk e zgjedhim ndërmjetësin as përfaqësuesin special, BE është ajo që ia jep mandatin. Qasja ndaj dialogut nuk ka qenë e balancuar, Kosova ka qenë e ndëshkuar e sanksionuar padrejtësisht”, tha Dugolli.


Dugolli: Kosova nuk e ka kundërshtuar asnjëherë dialogun

Zëvendëskryetari i Komisionit Parlamentar për Siguri, Enver Dugolli në emsionin “Click” në RTV21 tha se Kosova nuk e ka kundërshtuar asnjëherë dialogun.

”Kosova nuk e ka kundërshtuar asnjëherë dialogun, ne sjemi kundër dialogut. Por gjithmonë duke marrë mësime nga e kaluara. Jemi dëshmitarë që shumë marrëveshje të nënshkruara janë votuara në Kuvendin e Kosovës si marrëveshje ndërkombëtare. Gjithçka që është nënshkruar është zbatuar ka qenë detyrë e ndërmjetsit që të bëjë presion që ato marrëveshje të zbatohen, Kosova ka paguar çmim për mosdakodrim apo mos kordinim siç është quajtur”, tha Dugolli.


Dugolli për takimin në Bruksel: Duhet parë si një përpjekje që prodhon diçka, por s’po shohim seriozitet

Zëvendëskryetari i Komisionit Parlamentar për Siguri, Enver Dugolli në emsionin “Click” në RTV21 tha se takimi i nesërm në Brkusel, është  përpjekje e përfaqësuesve të BE-së , që sipas tij mund të prodhojë diçka.

“ Mirëpo gjatë ksaj kohe ne në Kosovë nuk kemi parë një gatishmëri apo seriozitet sa i takon vërtetë shtyrjes së kësaj agjnde për t’i detyruar palët në këtë rast Serbisë për shkak se Serbia i ka dërguar dhe zyrtarisht letër BE-së për t’u tërhequr nga marrëveshja, dhe për pasojë nuk kemi parë ndonjë reagim apo fishkëllimë prej arbitrit apo BE-së,  i cili do t’i tërhiqte vërejtjen Serbisë, sepse ai ishte një sinjal i cili do të tregonte që edhe pse janë dakordu gojarisht Serbia insitimi i Kurtit për nënshkrim ishte një siguresë që të përtdorjej edhe nga BE-ja për të shtyrë këtë proses mirëpo ajo nuk ndedhi”, tha Dugolli.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nesër do të takohen në Bruksel  për të zhvilluar rundin e ri të dialogut për normalizim të raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.