Gjeten mjete të pashpërthyera në Kaçanik, Policia dhe FSK dalin në vendin e ngjarjes

Një qytetar ka raportuar në polici se ka gjetur mjete të dyshimta të pashpërthyera në Kaçanik, raporton lajmi.net. Njësitet policore kanë siguruar ambientin derisa aty ka dalë njësiti për deminim i FSK-së që i kanë tërhequr mjetet e pa shpërthyera nga vendi i ngjarjes, thuhet në njoftim. “Kaçanik / 13.06.2024 – 14:30. Ankuesi mashkull kosovar…

Lajme

14/06/2024 09:30

Një qytetar ka raportuar në polici se ka gjetur mjete të dyshimta të pashpërthyera në Kaçanik, raporton lajmi.net.

Njësitet policore kanë siguruar ambientin derisa aty ka dalë njësiti për deminim i FSK-së që i kanë tërhequr mjetet e pa shpërthyera nga vendi i ngjarjes, thuhet në njoftim.

“Kaçanik / 13.06.2024 – 14:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka hasur në mjete të dyshimta të pashpërthyera. Njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë njësiti për deminim i FSK-së që i kanë tërhequr mjetet e pa shpërthyera nga vendi i ngjarjes pa ndonjë incident.” /Lajmi.net/