Qytetari ankohet për gjendjen “e mjerueshme” në QKUK
Gazetarja e lajmi.net ka vizituar një pacient në QKUK, ku ka treguar rreth gjendjes së spitaleve atje, si dhe gjendjen jo të mire të ambientit të dhomave. “Shtretërit nuk janë të rehatshëm, madje nuk punojnë as mekanizmat për rregullimin e tyre”, ka thënë ai, shkruan lajmi.net. E një ndër problemet ai tha se fillimisht kur…
Lajme
Gazetarja e lajmi.net ka vizituar një pacient në QKUK, ku ka treguar rreth gjendjes së spitaleve atje, si dhe gjendjen jo të mire të ambientit të dhomave.
“Shtretërit nuk janë të rehatshëm, madje nuk punojnë as mekanizmat për rregullimin e tyre”, ka thënë ai, shkruan lajmi.net.
E një ndër problemet ai tha se fillimisht kur ka ardhë, kishte kërkuar që terapinë e nevojshme ta merrte në shtëpi, por nga spitali kishin insistuar se ai duhej të shtrihej, pa i dhënë ndonjë sqarim rreth gjendjes së tij.
“Tetë ditë me nejt, e mos me ditë për çka po rrin, tetë ditë të mdhaja janë kto”, ka thënë ai duke treguar se asnjë nga doktorët nuk e ka informuar lidhur me gjendjen e tij.
“Çka po të vyn me ditë”, iu kishte përgjigjut njëri nga doktorët kur ishte pyetur se kush ishte doktori përgjegjës për pacientin në fjalë.
E lidhur me kushtet e pastërtisë në dhoma, ai tha se nuk janë aspak të mira.
“Me një kofe ujë komplet koridorin e 15-16 dhoma i pastrojke. Ngjyra e zezë, e as era detergjent nuk i vike”, ka thënë ai.
Lidhur me staf ai tha se nuk ka ndonjë vërejtje, por kryesisht nuk është i kënaqur me gjendjen e pastërtisë.
“Njeriu kinse po vie në spital me u shëru, jo…”, tha ai.
“Duhet ma marrë shampone palloma me veti. As në banjo ska kurgjo”, kishte thënë ai. /Lajmi.net/