Veterani i UÇK-së rrëfen historitë e tij nga lufta – Jeton me predha në trup
Driton Fondaj rrëfen për lajmi.net historitë e tij nga lufta. Më 29 Mars të 1999-tës ai ishte plagosur në ofenzivë, ku shoku i tij ishte vrarë, shkruan lajmi.net. “Plagët e mija janë në bërryl, në krahun e djathtë dhe në boshtin kurrizor, ku ende pas 25-viteve i mbaj me nostalgji predhat e granatës në trup”,…
Lajme
Driton Fondaj rrëfen për lajmi.net historitë e tij nga lufta.
Më 29 Mars të 1999-tës ai ishte plagosur në ofenzivë, ku shoku i tij ishte vrarë, shkruan lajmi.net.
“Plagët e mija janë në bërryl, në krahun e djathtë dhe në boshtin kurrizor, ku ende pas 25-viteve i mbaj me nostalgji predhat e granatës në trup”, ka thënë Fondaj.
Më tutje ai shtoi se si janë sulmuar me armë të ndryshme.
“Lufta i ka vështirësitë e veta, por më së vështiri ka qenë me tërhjek trupin e të ndjerit Haxhi”, shtoi ai, duke shtuar se ishte pjesë malore, gjithashtu duke marrë parasysh që edhe ai ishte i plagosur.
“Ndonëse ishte luftë krenarinë, moralin, të gjitha i kena pasë”, tha ai.
Në datën e vrasjes së shokut të tyre, si dhe plagosjes së tij ai tha se kishin qenë duke ngrënë pite me gjizë, të cilën ia kishin sjellë familjarët e tyre.
Pas kësaj ai tha se kanë filluar granatimet.
Si pasojë e kësaj ai me një shok ishte plagosur, e shoku tjetër, Haxhia kishte humbur jetën.
Përndryshe nga viti 2000 Fondaj punon për Policinë e Kosovës. /Lajmi.net/