Përfaqësuesja e Universitetit “Isa Boletini” shpreh mirënjohje për Hashim Thaçin, Kurti prezent në ceremoni

Sot janë bërë 11-vjet nga themelimi i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë. Për nder të këtij përvjetori u mbajt një manifestim, ku pjesmarrës ishte edhe kryeministri Kurti. Në një fjalim rasti e pati përfaqësuesja e studentëve, Elmedina Kurti- Kryetare e Parlamentit Studentor. Në fjalimin e saj, në prani të kryeministrit Kurti, ajo shprehi mirënjohje për…

Lajme

06/03/2024 15:28

Sot janë bërë 11-vjet nga themelimi i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë.

Për nder të këtij përvjetori u mbajt një manifestim, ku pjesmarrës ishte edhe kryeministri Kurti.

Në një fjalim rasti e pati përfaqësuesja e studentëve, Elmedina Kurti- Kryetare e Parlamentit Studentor.

Në fjalimin e saj, në prani të kryeministrit Kurti, ajo shprehi mirënjohje për ish-presidentin Hashim Thaçi.

“…pa vendimin e ish-kryeministrit Hashim Thaçi ne nuk do ta kishim universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë”, tha ndër të tjera ajo.

Kjo fjali ngriti në këmbë shumë të pranishëm që duartrokitën sapo u përmend emri i Thaçit.