Motra e Bardhit nuk dëshiroi të takonte Sarën veçmas, kështu reagoi ajo
Surprizat mbrëmë gjatë Prime, nuk kishin të ndalur, përveç Albit që i erdhi e dashura, edhe Bardhit i erdhi motra e tij në vizitë. Bardhi, u emocionua kur takoi motrën, por ajo ka pasur disa këshilla për të, shkruan lajmi.net. Ajo i ka thënë që të behët ma aktiv, të flasë më shumë dhe të…
ShowBiz
Surprizat mbrëmë gjatë Prime, nuk kishin të ndalur, përveç Albit që i erdhi e dashura, edhe Bardhit i erdhi motra e tij në vizitë.
Bardhi, u emocionua kur takoi motrën, por ajo ka pasur disa këshilla për të, shkruan lajmi.net.
Ajo i ka thënë që të behët ma aktiv, të flasë më shumë dhe të fokusohet më shumë në lojë.
“Së kur pi i thua të fokusohet më shumë në lojë, a je duke i thënë që të heqi fokusin nga diçka tjetër, apo?”, e ka pyetur Ledioni motrën e Bardhit.
“Nuk mendoj, më e hekë fokusin, se Bardhi din më i menaxhu krejt, unë mendoj që Bardhi din më menaxhu çdo situatë, mundet me e mbajt mirë edhe andej edhe këndej”, ka thënë Aferdita, motra e Bardhit.
Por, kur u pyet se si “po i duket ajo pjesa andej”, dhe se a “dëshiron ta takojë atë (Sarën)”.
Ajo u përgjigj se :më duket mirë dhe do të kisha dëshirë t’i takoja të gjithë banorët, pa e veçuar askënd”./Lajmi.net/
View this post on Instagram