Katër pejanë arrestohen nga policia: U gjenden armë e plumba

Janë arrestuar katër persona të dyshuar për veprën penale “Mbajtje nё pronësi, kontroll apo shfrytëzim tё paautorizuar tё armëve”. Rasti ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Pejë, ku janë bastisur disa lokale dhe lokacione, ku nga të dyshuarit janë sekuestruar armë dhe municion, shkruan lajmi.net. Sipas njoftimit të policisë, nga të arrestuarit, S.G, V.O,…

Lajme

06/02/2024 11:48

Janë arrestuar katër persona të dyshuar për veprën penale “Mbajtje nё pronësi, kontroll apo shfrytëzim tё paautorizuar tё armëve”.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Pejë, ku janë bastisur disa lokale dhe lokacione, ku nga të dyshuarit janë sekuestruar armë dhe municion, shkruan lajmi.net.

Sipas njoftimit të policisë, nga të arrestuarit, S.G, V.O, A.SH dhe E.D janë sekuestruar 2 revole, katër karikatorë, dhe mbi 20 fishekë.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë. /Lajmi.net/