Rrahë babanë dhe e bënë për spital: Policia e arreston
Një person ka raportuar djalin e tij në polici, pasi që ky i fundit e ka sulmuar fizikisht atë, pas një mosmarrëveshje që të dy kanë pasur. Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e saj, ku është shtuar se, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. “DHUNË NË…
Lajme
Një person ka raportuar djalin e tij në polici, pasi që ky i fundit e ka sulmuar fizikisht atë, pas një mosmarrëveshje që të dy kanë pasur.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e saj, ku është shtuar se, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“DHUNË NË FAMILJE – Prishtinë 02.12.2023, 16:15. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarveshje ështe sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar djali i tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim te prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.