“Ndizet” ende pa nisur ndeshja Shqipëri – Çeki, tifozët e Tiranës ua marrin një “trofe” atyre çekë

Kanë mbetur më pak se dy ditë deri në fillimin e ndeshjes mes Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Çekisë, e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Evropian “Euro 2024”. Shqipëria dhe Çekia do të përballen të enjten nga ora 20:45 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, në një ndeshje shumë të rëndësishme për fatin e…

Sport

10/10/2023 23:37

Kanë mbetur më pak se dy ditë deri në fillimin e ndeshjes mes Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Çekisë, e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Shqipëria dhe Çekia do të përballen të enjten nga ora 20:45 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, në një ndeshje shumë të rëndësishme për fatin e dy kombëtareve në Evropianin që do të mbahet në Gjermani vitin e ardhshëm, shkruan lajmi.net.

Reprezentacioni çek nuk do të jenë të vetëm në stadium, pasi është raportuar se edhe një numër jo i madh i tifozëve çekë do të jenë të pranishëm në Tiranë.

Duket se disa nga ta veçse kanë zbarkuar në tokën shqiptare pak ditë para ndeshjes.

Capital Crew, një nga tifogrupet e KF Tiranës kanë publikuar një fotografi ku shihen disa persona duke mbajtur mbrapshtë një flamur, që besohet të jetë i një grupi të tifozëve çek.

“Nuk ka miqësi për sllavët në Shqipëri” – kanë shkruar ata në faqen e tyre zyrtare në Facebook.

Ndeshja Shqipëri – Çeki është në kuadër të Grupit E në kualifikimet për Evropianin 2024.

Shqipëria është lidere me 10 pikë, ndërkohë Çekia zë vendin e dytë me dy pikë më pak se kuqezinjtë./Lajmi.net/