Fanella e një prej legjendave më të mëdha të NBA-së u shit për rreth pesë milionë dollarë
Fanella e Los Angeles Lakers e veshur nga Wilt Chamberlain gjatë finaleve të NBA të vitit 1972 u shit në ankand për 4.9 milionë dollarë, njoftoi Sotheby’s, transmeton lajmi.net. Për kujtim, seria e fundit e atij sezoni u luajt mes Lakers dhe New York Knicks dhe skuadra nga Los Angeles triumfoi 4:1. Mjeshtri Chamberlain shënoi…
Sport
Fanella e Los Angeles Lakers e veshur nga Wilt Chamberlain gjatë finaleve të NBA të vitit 1972 u shit në ankand për 4.9 milionë dollarë, njoftoi Sotheby’s, transmeton lajmi.net.
Për kujtim, seria e fundit e atij sezoni u luajt mes Lakers dhe New York Knicks dhe skuadra nga Los Angeles triumfoi 4:1.
Mjeshtri Chamberlain shënoi 24 pikë në ndeshjen e pestë të finales dhe shtoi 29 kërcime dhe katër asistime joreale.
Një nga lojtarët më të mirë në historinë e NBA filloi karrierën e tij të shkëlqyer në 1958 dhe e mbylli atë në 1973.
Chamberlain fitoi dy herë titullin kampion në NBA, katër herë ishte MVP i sezonit të rregullt dhe një herë MVP i finaleve.
Ai luajti 13 herë në ndeshjen “All-Star” të NBA League. Në karrierën e tij në NBA, ai shënoi 31,419 pikë.
Basketbollisti legjendar ndërroi jetë në tetor të vitit 1999 në moshën 63-vjeçare, për shkak të arrestit kardiak./Lajmi.net/