Tifozët e Newcastle në “delir” pas rikthimit në Champions – rrëshqasin me bark në shi para takimit me Milanin

Mijëra tifozë të Newcastle United kanë udhëtuar në Itali për ndeshjet e parë të Newcastle United në Ligën e Kampionëve. Neëcastle United e zhvillon sonte takimin e parë në fazën e grupeve kundër Milanit në “San Siro”. Mbështetësit e klubit anglez kanë udhëtuar para lojës për në qytetin e modës duke u vendosur në disa…

Sport

19/09/2023 16:00

Mijëra tifozë të Newcastle United kanë udhëtuar në Itali për ndeshjet e parë të Newcastle United në Ligën e Kampionëve.

Neëcastle United e zhvillon sonte takimin e parë në fazën e grupeve kundër Milanit në “San Siro”.

Mbështetësit e klubit anglez kanë udhëtuar para lojës për në qytetin e modës duke u vendosur në disa pjesë të qytetit italian.

Koha me shi në Milano nuk iu ka penguar aspak tifozëve bardhezi të festojnë para lojës rrugëve të qytetit.

Disa nga ta kanë rrëshqitur me bark në rrugë, me pamjet që janë bërë virale gjithandej në rrjetet sociale, njofton TheSun, transmeton lajmi.net.


Vlen të përmendet se gjatë të martës (sot) është therur me thikë një tifoz i Newcastle United në Milano. I njëjti është jashtë rrezikut për jetën.

Ndeshja mes Milanit dhe Newcastle United do të zhvillohet sonte me fillim nga ora 18:45./Lajmi.net/