Pritja e penalltisë nga Berisha nuk mjafton, Juventusi triumfon tek Empoli

Juventusi ka arkëktuar pikët e plota në ndeshjen kundër Empolit në udhëtim, në kuadër të javës së tretë në Serie A. “Zonja e Vjetër” triumfoi pastër 0:2 kundër Empolit në stadiumin “Stadio Carlo Castellani”, shkruan lajmi.net. Danilo hapi serinë e golave në minutën e 24-të në të mirë të mysafirëve nga Torino. Gjashtë minuta pa…

Sport

03/09/2023 22:44

Juventusi ka arkëktuar pikët e plota në ndeshjen kundër Empolit në udhëtim, në kuadër të javës së tretë në Serie A.

“Zonja e Vjetër” triumfoi pastër 0:2 kundër Empolit në stadiumin “Stadio Carlo Castellani”, shkruan lajmi.net.

Danilo hapi serinë e golave në minutën e 24-të në të mirë të mysafirëve nga Torino.

Gjashtë minuta pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë, portieri shqiptar Etrit Berisha priti penalltinë e serbit Vlahoviq.


Në pjesën e dytë, gjegjësisht në minutën e 82-të, Juventusi gjeti golin e dytë me anë të Chiesas.

“Bianconeri” ngritet në pozitën e tretë me shtatë pikë të grumbulluara.

Empoli është i fundit pa asnjë pikë./Lajmi.net/