Superliga U21 bëhet me sponzor të ri, nënshkruhet marrëveshja

Risia e këtij sezoni Superliga U21 është bërë me sponsor. Kompania ajrore “Bon Voyage” ka vendosur të japë mbështetjen e saj për këtë lige të re, e cila ka një rëndësi të jashtëzakonshme për të ardhmen e futbollit kosovar. Marrëveshja e partneritetit u nënshkrua sot në selinë e FFK-së nga presidenti të FFK-së, Agim Ademi…

Sport

23/08/2023 14:20

Risia e këtij sezoni Superliga U21 është bërë me sponsor. Kompania ajrore “Bon Voyage” ka vendosur të japë mbështetjen e saj për këtë lige të re, e cila ka një rëndësi të jashtëzakonshme për të ardhmen e futbollit kosovar.

Marrëveshja e partneritetit u nënshkrua sot në selinë e FFK-së nga presidenti të FFK-së, Agim Ademi dhe pronari i kompanisë “Bon Voyage”, Besnik Vitaku.

Ky i fundit është shprehur i lumtur për këtë mundësi dhe ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së kompanisë së tij për zhvillimin e futbollit në Kosovë.

“Me të kuptuar lajmin për krijimin e Superligës U21, ne si kompani kemi shprehur dëshirën dhe gatishmërinë tonë që të jemi sponsor i kësaj lige të rëndësishme për futbollin kosovar. E vlerësoj lart vendimin e presidentit Ademi dhe Komitetit Ekzekutiv për krijimin e kësaj lige, e cila ka për qëllim të përgatisë talentet e rinj për të luajtur në ekipet e para. Ne do të jemi gjithmonë përkrah FFK-së në projekte të tilla zhvillimore drejt avancimit të futbollit”, ka theksuar Vitaku.

Nga ana tjetër, Agim Ademi, ka falënderuar Vitakun për gatishmërinë e kompanisë “Bon Voyage” për të qenë sponsor të Superligës U21, duke e vlerësuar si një hap të rëndësishëm për futbollin kosovar. Ai shprehu shpresën se ky partneritet do të sjellë dobi të dyanshme, duke ndihmuar në rritjen dhe zhvillimin e talenteve të rinj në futbollin vendor./Lajmi.net/